Banori i Lugishtës së Hasit e demaskon kryetarin Totaj: Ambulanca e inauguruar para tri dite është e mbyllur – Video
Një banor i fshatit Lugishtë e Hasit, ka ngritur shqetësimin e tij publikisht duke denoncuar me video gjendjen e ambulancës së fshatit, e cila, ndonëse është inauguruar me pompozitet tri ditë më parë, nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, qëndron e mbyllur edhe gjatë orarit zyrtar të punës, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Sipas denoncimit të Kemal Gegollaj, ambulanca, e cila pritej t’u shërbente banorëve të zonës, është gjetur e mbyllur pa asnjë staf mjekësor në vend, duke ngritur pikëpyetje mbi funksionalitetin dhe menaxhimin e saj.