Baseli e fiton lehtësisht derbin, shkëlqen Xherdan Shaqiri
Skuadra e Baselit ka shënuar fitore të thellë 0:4 në derbin e javës së 32-të në Superligën e Zvicrës ndaj Zurichut.
Qysh në pjesën e parë mysafirët u treguan më të fortë, duke shënuar dy herë – me anë të Otele dhe Xherdan Shaqirit, shkruan Indeksonline.
Në pjesën e dytë, Baseli shënoi edhe dy herë tjera dhe ishin pikërisht Otele dhe Shaqa që shënuan edhe nga një gol.