18-02-2026

Bashkimi pëson, Kupa e Kosovës në basketboll shkon në Mitrovicë

Trepça është fituese e Kupës së Kosovës në basketboll.

“Minatorët” e mposhtën Bashkimin në finalen e zhvilluar në palestrën “Mizair Isma” në Rahovec me rezultat 91:72.

Më i miri në parket për mitrovicasit ishte Amzil që realizoi 22 pikë.

Kurse për Bashkimin ishte Zeqiri me 19 pikë të shënuara.

Asnjë koment

Comments are closed.