Në çerekun e parë, Ponte për një nuancë ishte më e mirë dhe e fiton këtë pjesë 15:20. Por, në atë të dytë, Bashkimi zhvilloi një lojë më të mirë dhe e fitoi 24:20, për të shkuar në pushim me rezultat 39:40. Prizreni u rikthye në periodën e tretë, duke e fituar 19:27.
Megjithatë, Portokallinjtë nuk u dorëzuan dhe afrojnë shifrat në 80:81. Pesë pikë radhazi nga Ponte Prizreni bënë që shikuesit të mendojnë se fituesi dihet, por kështu nuk menduan basketbollistët e Bashkimit, ku Musab Mala dhe Terik Bridgeman shënuan dy treshe radhazi dhe ndeshja shkoi në vazhdime. E, në vazhdime Bashkimi ishte më i mirë 15:6 dhe triumfoi në fund 101:92.
Te Bashkimi u dalluan treshja amerikane Stevie Clarke me 33 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime, Terik Bridgeman me 24 pikë e nëntë kërcime dhe Corey Ross me 19 pikë, derisa te Ponte Prizreni më të mirët në fushë ishin Ty Nichols me 30 pikë e 10 kërcime, Darial Franklin me 24 pikë e pesë kërcime dhe Urim Zenelaj me 11 pikë e 18 kërcime.
Bashkimi tani ka 13 fitore e tetë humbje, derisa Ponte Prizreni 13 fitore dhe nëntë humbje.