Bashkimi fiton ndaj Prishtinës, radhit fitoren e 17-të
Bashkimi po vazhdon bindshëm kryesimin në Superligën e Femrave.
Vajzat nga Prizreni shënuan fitoren e 17-të me radhë, pasi triumfuan ndaj Prishtinës me rezultat 70:80 (14:21, 13:21, 16:17, 27:21).
Dhjetë minutat e parë e lojës ishin më të barabartë, ku dy ekipet treguan lojë të mirë, por Bashkimi tregoi forcën e liderit, duke e mbyllur këtë pjesë më shtatë pikë dallim, 14:21. 21 pikë, Bashkimi i shënoi edhe në periudhën e dytë, ku edhe një herë tjetër dominoi në parket duke shkuar në pushim me tetë pikë dallim apo me shifra 27:42.
Çereku i tretë ishte më i barabartë, ndërsa në atë të të katërt vashat prishtinase ishin më të mira, por kjo nuk mjaftoi që në fund ta fitonin lojën dhe ndeshja u mbyll me rezultat të përgjithshëm 70:80 për Bashkimin.
Te Bashkimi u dalluan Khadija Haywood me 24 pikë, nëntë kërcime dhe tre asistime, si dhe Sara Vraniqi me 18 pikë, dy kërcime dhe një asistim.
Bashkimi ka 17 fitore në 17 ndeshje të zhvilluara, kurse Prishtina 14 fitore dhe katër humbje.