Bashkimi humb nga Rahoveci
Bashkimi i Prizrenit sonte pësoi humbje si mysafirë kunër Rahovecit.
Ndeshja në kuadër të javës së 25-të të Prince Caffe Superligës ka përfunduar me rezultat 101:91 (29:20, 20:20, 25:24, 27:27).
Rahovecasit krijuan epërsi në pjesëlojën e parë, ku mysafirët vetëm në pjesëlojën e dytë vendosën një barazpeshë, por pastaj në asnjë rast tjetër.
Te Rahoveci u dalluan Jack Pagenkopf me 20 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime, Edmond Kryeziu me 24 pikë e katër kërcime dhe Gary Blackston me 17 pikë e tetë kërcime, ndërsa më i miri te Bashkimi ishte Daniel Lekndreaj me 16 pikë e 13 kërcime.
Bashkimi ka 11 fitore e 14 humbje, derisa vreshtarët 21 humbje dhe renditen në pozitën e fundit,
Lexo edhe:
Prizren: Qentë endacakë “pushtojnë” sheshin “Shatërvan” ( VIDEO )