Bashkimi humb sërish nga Prishtina në basketboll
Bashkimi i Prizrenit humbi nga Prishtina për herë të tretë në gjysmëfinalen e “play-offit”, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Ndeshja në “Sezai Surroi” përfundoi me rezultat minimal 98:95, por ky i siguroi finalen e madhe prishtinasve, ndonëse kësaj radhe e patën më së vështiri nga tri takimet e zhvilluara.
Në finale Prishtina pret fituesin e duelit Rahoveci – Ylli.
Në anën tjetër, mbrëmë po ashtu nga KBF Prishtina ka pësuar disfatë edhe ekipi i vashave të Bashkimit.
Për këtë, Prishtina në ndeshjen e pestë finale kundër Bashkimit ka arritur të shpallet kampione e Kosovës në basketboll, titull ky që e mbanin prizrenasit. /GazetaePrizrenit.net/