Bashkimi i Prizrenit për herë të parë në kualifikimet e FIBA Europe Cup
FIBA Europe Cup ka bërë njoftimin për edicionin e ri të garave.
Nënkampioni i Kosovës, Bashkimi për herë të parë do të luajë në kualifikimet e FIBA Europe Cup.
⛹️Prizrenasit që kanë pasur një edicion mjaft pozitiv dhe konkurrues deri në fund, shpresojnë të kalojnë kualifikimet dhe të jenë pjesë e grupeve për edicionin e ri.
🤝Ndeshjet do të zhvillohen me formatin “vajtje-ardhje” dhe skuadra fituese do të sigurojë kualifikimin në fazën e grupeve.
🏆Deri më tani janë 29 skuadra të regjistruara për edicionin e ri, derisa 19 klube janë nga turnetë kualifikues të Ligës së Kampionëve, duke përfshirë edhe kampionin e Kosovës, Trepçën.
🔥Nëse ndonjë nga këto ekipe nuk arrin të kualifikohet, ato do të hyjnë direkt në edicionin e rregullt të FIBA Europe Cup, i cili do të përbëhet përsëri nga 40 klube, të ndara në 10 grupe me nga katër ekipe.
📆Shorti për kualifikueset dhe edicionin e rregullt do të zhvillohet të mërkurën, më 23 korrik, në Munih, Gjermani.