24-10-2025

Bashkimi i Prizrenit reagon pasi tifozët e tyre u ndaluan nga policia malazeze, kërkon ndihmë nga Ambasada e Kosovës në Mal të Zi 

Klubi Basketbollistik Bashkimi ka reaguar pasi tifozët e tyre janë ndaluar nga policia malazeze, pasi kishin mbuluar një grafit me mbishkrimin “Delijasha” duke vendosur mbi të “UÇK”.

Në reagimin e tyre thuhet se ”Arpagjikt” nuk kanë kryer asnjë krim dhe po mbahen padrejtësiht.

Bashkimi ka kërkuar nga ambasada e Republikës së Kosovës në Mal të Zi për reagim dhe mbrojtje të tifo grupit Arpagjikët si qytetarë të Kosovës.

”Është e papranueshme që Arpagjikët të ndalohen në Mal të Zi vetëm për një grafit të shkruar UÇK. Ata nuk kanë kryer asnjë krim, e megjithatë po mbahen padrejtësisht.

Solidariteti me ta është i pakushtëzuar!

“I bëjmë thirrje organeve përgjegjëse dhe veçanërisht ambasadës së Republikës së Kosovës në Mal të Zi për reagim dhe mbrojtje të tifo grupit Arpagjikët si qytetarë të Kosovës dhe të kujdesen që djemtë tanë të lirohen, të mos mbahen padrejtësisht, dhe të vazhdojnë rrugën për Kosovë!”, thuhet në reagimin e Bashkimit./IO/

Asnjë koment

Comments are closed.