Bashkimi pëson në Prizren
Ndeshja e javës 22 i ka takuar Pejës e cila mposhti Bashkimin në shtëpi me rezultat 61 – 76 në të mirë të pejanëve.
Në këtë ndeshje u dallua, Dardan Berisha ku shenoi 23 pikë për pejanët, ndërsa tek skuadra prizrenase u dallua, Valon Bunjaku i cili shenoi 18 pikë.
Ndeshja ka qenë thuajse e barabartë, derisa epërsinë e lartë e krijuan në çerekun e tretë të ndeshjes, kur Peja dominoi ndaj Bashkimit.
Në këtë ndeshje tek Bashkimi debutoi edhe përforcimi më i ri , Terrence Thompson, që shënoi 5 pikë.
Në javën e 23 -të Bashkimi do të ballafaqohet me Yllin.