19-05-2025

Bashkimi triumfon ndaj Trepçës, finalja vazhdo në ndeshjen e gjashtë!

Bashkimi ia ndali turrin Trepçës në Finalet e playoffit, në “Sezai Surroi” 85-77.

Një super ndeshje është zhvilluar në Prizren, në një super atmosferë, ku Bashkimi shënoi fitore ndaj Trepçës me rezultat 85:77 (13:23, 29:19, 17:18, 26:17).

Prizrenasit e ngushtuan serinë finale në 3:2. Te Bashkimi u dalluan Valon Bunjaku me 15 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime dhe Mack Smith me 19 pikë e katër asistime, ndërsa te mysafirët më i dalluari ishte Michael Green me 23 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime.

Të mërkurën seria zhvendoset në Mitrovicë, ndërsa skuadra që shënon katër fitore shpallet kampione e Kosovës./ Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.