25-11-2024

Bashkimi zyrtarizon të huajin e parë për stinorin e ri

Skuadra e Bashkimit pak më parë ka bërë të ditur se ka angazhuar basketbollitin Robert Rikic, i cili do të jetë i huaji i parë për stinorin e ri të garave në Superligë.

Ekipi prizrenas që ka arritur marrëveshje me trajnerin Darko Radulovic dhe pas disa emrave vendorë të siguruar, tash ka nisur misionin e mbushjes së ekipit me lojtarë të huaj, ndërsa i parë është Rikic.

Robert Rikic @ Bashkimi

“Me kënaqësi ju prezantojmë lojtarin tonë të ri, Robert Rikic! Ai vjen nga ekipi Rabotniçki i Maqedonisë, ku është shpallur lojtar i vitit dhe qendra më e mirë e ligës, me statistika prej 15.4 pikë dhe 9.2 kërcime për lojë.
Roberti sjell një përvojë të pasur në liga të forta si ato të Malit të Zi, Bosnjës, Kroacisë, Çekisë dhe Maqedonisë.
Gjithashtu, Rikic ka luajtur për 6 vite në ABA Ligë me ekipet si Zagreb, Široki, Budućnost dhe Igokea.”
 – ka bërë të ditur KB Bashkimi në njoftim.

Përndryshe, Rikic është 34-vjeçar dhe luan në pozitën e qendrës. Është 219 centimetra i gjatë dhe në stinorin 2023/24 luajtur te ekipit çek Pardubice, ku ka pasur mesatare prej 14.4 pikësh, 1.3 asistimesh dhe 6.4 kërcimesh për ndeshje.

Rikic është i lindur në Mostar të Bosnje e Hercegovinës në vitin 1990./TS

Asnjë koment

Comments are closed.