08-02-2026

Bastiset një lokali në Xërxe – kapet një person duke organizuar bixhoz të paligjshëm

Ngjarja ka ndodhur më 07.02.2026, në intervalin kohor 22:00–23:30, kur Sektori i Hetimeve, në bashkëpunim me hetues nga DRP Gjakovë, Njësinë NJRSH dhe patrullat e Stacionit Policor Rahovec, gjithsej 28 zyrtarë policorë, kanë realizuar planin operativ “Lokalet e natës – Veprimtari kriminale dhe zhurma”.

Gjatë bastisjes së lokalit afarist “JOEL 2023 SHPK” në Xërxe, policia ka hasur A. G. (22 vjeç), duke ushtruar veprimtarinë e ndaluar penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Burime nga hetimi bëjnë të ditur se në konsultim me Prokurorin kujdestar, si prova materiale janë sekuestruar:

– një telefon mobil

– një aparat DVR për regjistrimin e kamerave të sigurisë, që monitoronte aktivitetin e biznesit

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe ka pranuar kryerjen e veprës penale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit nga PTH Gjakovë, Arlind Gashi është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbuluar nëse në këtë aktivitet kanë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri nga ky rast.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.