Bastisje në lagjen “Arbana”, policia i konfiskon një kallash të dyshuarit
Policia në Prizren ka kryer bastisje në shtëpinë e një të dyshuari në rrugën “Fetah Sylejmani” në lagjen “Arbana”.
Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se bastisja është kryer në orët e para të së premtes në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.
Gjatë bastisjes të bërë në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit në prezencë të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare, nga ana e hetueseve policor është gjetur dhe më pas është sekuestruar një pushkë automatike, AK-47.
Me urdhër të prokurorit është iniciuar rast i klasifikuar si vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.