Bastisje në Prizren, policia rrethon një shtëpi në Lagjen e Trimave
Gazeta Sinjali ka mësuar se mbrëmjen e sotme është zhvilluar një aksion policor në qytetin e Prizrenit.
Burimet e saj bëjnë të ditur se me urdhër të organeve kompetente është bastisur një shtëpi që gjendet në rrugën “Xhevat Berisha”, në lagjen Tusuz.
Sipas sinjalizuesve, një numër i madh zyrtarësh policorë janë parë duke u afruar dhe më pas duke hyrë në objekt.

Për momentin nuk dihet shkaku i bastisjes dhe nuk ka informacion nëse ka pasur persona të shoqëruar apo materiale të sekuestruara.
Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa Sinjali është në pritje të njoftimit zyrtar nga autoritetet kompetente.