04-08-2025

Bastisje në shtëpitë dhe pronat e zyrtarëve të dyshuar në Prizren

Në kuadër të aksionit të sotëm në Prizren, që ka rezultuar me disa arrestime për aktivitete të kundërligjshme, janë zhvilluar bastisje në disa lokacione, përfshirë pronat dhe objektet përcjellëse të zyrtarëve të dyshuar dhe personave të tjerë që janë cak i hetimit.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se bastisjet janë kryer në banesat dhe hapësirat e lidhura me Kolonel Nexhmi KrasniqinRamadan Paqarrizin, zyrtar në Qendrën për Patentë Shofer në Prizren, si dhe të disa të dyshuarve të tjerë.

Aksioni është i mirëplanifikuar dhe i koordinuar, duke përfshirë masa të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, të cilat janë zbatuar për një periudhë të caktuar kohore.

Operacioni është udhëhequr drejtpërdrejt nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, i cili po mbikëqyr zhvillimet e rastit, ndërkaq kanë marrë pjesë edhe NjRSh dhe njësi tjera mbështetëse të IPK dhe Policisë.

Sinjali do të sjell detaje të reja për këtë zhvillim që pritet të ketë jehonë të madhe në opinionin publik.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.