06-06-2025

Bastisje në Zhur të Prizrenit – Policia kap armë dhe municion në një shtëpi

Mëngjesin e sotëm, më 5 qershor 2025, rreth orës 06:00, hetuesit e Njësisë së Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, në bashkëpunim me njësi relevante të Policisë së Kosovës, kanë zbatuar një urdhëresë për kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.

Siç raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali kontrolli është zhvilluar në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit A. G., në fshatin Zhur të Prizrenit, me dyshimin se aty mund të gjendeshin dëshmi të veprave penale, përfshirë narkotikë, armë dhe sende të tjera të paligjshme.

Gjatë kontrollit janë gjet dhe sekuestruar dëshmitë: Rreth 73 fishek tё kalibrave tё ndryshëm, një DWR , një thikë me gjatësi tehu rreth 24cm dhe një shufër gome.

Pasi janë ndërmarr këto veprime nё teren, i dyshuari ёshtё sjell nё zyre tё DHTN-s pёr intervistim dhe pas konsultave me Prokurorin e PTH Prizren i dyshuari lirohet në procedurë tё rregullt.

Hetimet është duke  i zhvilluar DHTN-Njësia në Prizren.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.