23-06-2024

Bastisjet në Veri, prezantohen armët, mjetet eksplozive e municioni i kapur

Policia e Kosovës njoftoi gjatë pasdites së sotme për bastisje në veri të vendit, ku ndër të tjerash konfimroi se kishte gjetur sasi të konsiderueshme të armatimit.

Lajmin për Sinjalin e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, i cili tha se s’mund të japë shumë detaje deri në verifikim të detajeve.

“Policia ka bërë bastisje në dy vende. Në njërin ende bastisja nuk ka përfunduar. Pas verifikimeve të nevojshme ju njoftojmë me të gjeturat”.


Ndërkohë, Policia tashmë ka prezantuar armët, mjetet eksplozive dhe municionin e kapur në veri të vendit.

Asnjë koment

Comments are closed.