Bayern Munich 1 : 3 Liverpool
Liverpooli ka treguar se është një nivel më lartë se sa Bayern Munich duke e mposhtur me rezultat 3-1 për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë ishte mbyllur 0-0 për ta lënë në sfidën e dytë dilemën e çerekfinalisti.
Në ‘Allianz Arena’, për të kaluar Liverpoolin në tetëshen më të mirë të Evropës, realizoi dy herë sulmuesi Mane, dhe një herë mbrojtësi Virgil van Dijk.
Golin e vetëm vendasit në këtë ndeshje e arritën në pjesën e parë, kur Matip shënoi autogol.
Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë ndeshje i gjeni në pjesën e mëposhtme./Lajmi.net/