Bebe Rexha martohet në fshehtësi?! Këngëtarja zbulon fotot
Ditën e djeshme, Bebe Rexha habiti fansat e saj me një video që publikoi në ‘Instagram’, ku shfaqej e veshur me një fustan nusërie.
Nuk e dimë se çfarë po ndodh në jetën e Bebe Rexhës, por këngëtarja shqiptare me famë botërore, i ka bërë 8.8 milionë ndjekësit e saj të dyshojnë se ajo është martuar.
Sikur mos të mjaftonte video, Bebe ka shkruar edhe këto fjalë bashkangjitur videos “Dita më e bukur e jetës time. Më duhej ta mbaja këtë, super private, shkruan noa.al. Foto dhe video të tjera do vijnë në vazhdim. Ju dua të gjithëve”.
Megjithatë, ajo që mendoi më skeptiku nga ne është e vërtetë, artistja e “I’m a mess”, sigurisht që nuk është martuar dhe të gjitha postimet janë nga shesh xhirimi i projektit të saj më të fundit, që mesa duekt do të jetë në bashkëpunim me producentin dhe DJ-in e njohur Jack Jones.
Këtë mund ta shohim më hollësisht në videon që një nga profilet e fansave të Bebe-s ka nxjerrë në Instagram, ku mund të dëgjojmë dhe pak nga kënga e saj e re.