23-11-2024

Begaj: 15 rastet e reja me koronavirus janë familjar mes vete

Krytari i Malishevës, Ragip Begaj, ka përsëritur apelin që qytetarët të kenë kujdes.

Begaj për Klan Kosovën ka treguar se të gjithë rastet e reja janë familjarë mes vete.

“Të gjithë rastet e reja janë familjarë, 15 tani dhe 5 të tjerë janë familjarë mes vete”.

Po ashtu Begaj deklaroi se do marrë vendim për mbylljen e të gjitha dyqaneve pos barnatoreve dhe marketeve.

“Të gjitha veprimtaritë tjera do të pushojnë, pos marketeve, barnatoreve dhe barnatoreve bujqësore”.

Begaj mes tjera tregoi se në Malishevë janë duke u dërguar donacione të ndryshme.

“Dje kanë ardh ndihma, kanë kujdes të shtuar për Malishevën”.

Begaj po ashtu deklaroi se malishevasit janë besimtar dhe nuk frikësohen por bëri apel që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të kenë kujdes të shtuar.

Asnjë koment

Comments are closed.