23-11-2024

Begaj priti në takim komandantin e forcave italiane të KFOR-it

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim me karakter njoftues, komandantin e forcave italiane të KFOR-it, kolonelin Gianfranco Di Marco. Ata u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes Komunës së Malishevës dhe KFOR-it italian.

Begaj, e ka njoftuar kolonelin italian, me situatën e përgjithshme në komunë, zhvillimet e deritanishme dhe resurset që ka Malisheva, për zhvillim ekonomik, përderisa e ka falënderuar KFOR-in italian, për bashkëpunimin e deritanishëm.

Nga ana tjetër, ushtaraku italian, tha se “do të vazhdojnë bashkëpunimin me komunat në zonën e tyre të përgjegjësisë, dhe derisa të jenë këtu në misionin e tyre, do të vazhdojnë të përkrahin komunat në projekte të ndryshme”.

Asnjë koment

Comments are closed.