BeH-ja kërkesë Interpolit për urdhër arrest ndërkombëtar për Millorad Dodikun
Një gjykatë në Bosnjë ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar për liderin e serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, i cili akuzohet për sulm ndaj rendit kushtetues dhe për arratisje jashtë vendit duke sfiduar sistemin e drejtësisë, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters.
Dodik, president i Republikës Sërpska të Bosnjës, ka shkaktuar krizën më të madhe prej kohës së luftës së viteve nëntëdhjetë pasi ishte dënuar me një vit burgim dhe me ndalim të aktivitetit politik për gjashtë vjet për shkak të injorimit të vendimeve të emisarit ndërkombëtar të paqes.
Dodiku, avokati i kahershëm pro-rus i ndarjes së Bosnjës, kishte iniciuar legjislacion që ndalonte drejtësinë dhe policinë shtetërore të operonte në rajonin serb të Bosnjës, por gjykata kushtetuese e ka suspenduar përkohësisht vendimin.
Duke sfiduar fletarrestin e parë, ai ka kaluar kufirin në Serbinë fqinje në fillim të javës, pastaj udhëtoi drejt Izraelit për pjesëmarrje në një konferencë antisemitizmi në Jeruslame që mbahet të enjten.
Gjykata shtetërore e Bosnjës ka bërë të ditur se fletarresti ndërkombëtar është lëshuar edhe për Nenad Sevandiqin, kryetar i parlamentit të Republikës Sërpska, i cili ka udhëtuar në Serbi, megjithëse tani është kthyer në Bosnjë.
Fletarrestet i janë dorëzuar edhe policisë ndërkombëtare të Interpolit, ka bërë të ditur gjykata në një deklaratë të shkruar. Dodiku ka thënë se akuzat kundër tij janë të pakuptimshme dhe se janë të motivuara politikisht./Kallxo,com.