Bëhen thirrje të mos përdoren mjetet piroteknike
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje që të mos përdoren mjetet piroteknike për festat e fundvitit.
“Mos luani me mjete piroteknike. Statistikat flasin për minimum 100 të lënduar rëndë e lehtë çdo festë nga hedhja e mjeteve piroteknike”, thuhet në apelin e IKSHP-së.
“Lëndimet nuk riparohen. Ju lutemi ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve”.
Javën e fundit, përdorimi me mjete piroteknike është shpeshtuar në vend, ndërsa kjo dukuri do të zhvillohet edhe më shumë në ndërrimin e motmoteve.