Bën maskë me shkrimin “S’ka virus, bravo Lab”
Vendimi i Qeverisë së Kosovës, që mbajtja e maskës të bëhet obligative ka irrituar shumë qytetarë.
Madje, ka edhe nga ta që hodhën në dyshim ekzistimin e virusit Covid-19, shkruan Indeksonline.
Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri në një protestë të estradës ka thënë publikisht “S’ka virus”.
Shumë qytetarë e përkrahën, madje njëri bëri edhe një maskë me shkrim “S’ka virus”.
“Ska virus, Bravo Lab”, shkruan në një maskë të një qytetari të cilën e ka shpërndarë në rrjete sociale./Indeksonline/
