24-11-2024

Bendi francez Nouvelle Vague performon më 21 qershor në Lumbardhi n’Behar

Nouvelle Vague u formua në Paris në vitin 2004, nga muzikantët Olivier Libaux and Marc Collin. Me përshtatjen e melodive Punk e Post-Punk dhe me stilin e viteve 50’ dhe 60’ të Bossa Nova-s, ata shumë shpejtë u kthyen në fenomen botëror. Të mbështetur nga shtëpi diskografike prestigjioze, grupi i dhuroi audiencës së tyre ri-interpretime transformuese të këngëve origjinale. Që nga debutimi i tyre me albumin e parë “Nouvelle Vague” në vitin 2004, grupi lansoi edhe pesë albume tjera.

Sipas njoftimit, në kuadër të festimeve të 15 vjetorit të grupit në turneun e vitit 2019, Nouvelle Vague do të ngjitet në skenën e Kino Bahçes për të performuar disa nga këngët më ikonike të tyre. Ky rikthim i tyre e gjen grupin në përbërjen origjinale aty ku edhe kanë nisur, me një kitarë akustike, disa tastierë, dhe dy vokaliste.

“Agona e Prizrenit do të hapë mbrëmjen, duke për të ofruar një rimishërim të jazz dhe blues në një natë pranverore”, thuhet në njoftim.

“Biletat mund të blihen deri më 20 qershor në Prizren, Prishtinë dhe Tiranë. Presale- 10 euro, në hyrje, 15 -euro. Pikat e shitjes janë: Prizren në Barcode Prizren, në Prishtinë në RaveTravel, Dit’ e Nat’, Sound Effect Prishtina (Albi Mall), ndërkaq në Tiranë, Shqipëri: Radio, Destil Hostel Albania. Ndërkaq online: https://mktickets.mk/ dhe https://www.karti.com.mk/”, njoftojnë organizatorët.

LUMBARDHI N’BEHAR është sezoni pranveror i muzikës te Lumbardhi, i cili fillon më 7 prill 2019. Programi evolon nga sythi në lule, duke lulëzuar në programin e fundit të pranverës në mbrëmjen e 21 qershorit. Para rijetësimit të Kino Bahçes, Lumbardhi n’Behar do të kremton pranverën në Prizren, dhe paralajmëron një institucion gjithnjë-në-zhvillim dhe programet e tij në ardhje.

Asnjë koment

Comments are closed.