Bënin thirrje nacionaliste, Policia e Kosovës shoqëron disa huliganë serbë
Ka përfunduar festa e Vidovdanit e cila u mbajtë në periferi të Prishtinës, ku tradicionalisht zhvillohen tubime dhe aktivitete përkujtimore.
Pas përfundimit të kremtimit ka pasur thirrje nacionaliste, Kosova është Serbi.
Pas këtyre thirrjeve, Policia ka shoqëruar shtetas serb për shkak të thirrjeve nacionaliste.
Përveç Policisë së Kosovës, në terren janë edhe pjesëtarë të Njësisë Speciale, si dhe përfaqësues të KFOR-it dhe EULEX-it, të cilët kanë monituruar këtë ngjarje.