24-11-2024

Benzema shprehet i gatshëm ta zëvendësojë Ronaldon

Golashënuesi më i mirë i Real Madrid këtë sezon, Karim Benzemaë ka thënë se do ta bëjë të pamundurën të shënojë sa më shumë gola këtë sezon.

Francezi ka thënë se pas largimit të Cristiano Ronaldos, ai dëshiron të shënojë 35 gola deri në qershor.

“Më herët kishim Ronaldon por tani se kemi. Është radha ime dhe jam i gatshëm për këtë. Do të mundohem të shënojë sa më shumë gola” ka thënë Benzema për “Marca”.

“Nuk do të caktojë numra, por dua të shënojë dhe të jap asistime. 35 gola? Më pëlqen ky numër” ishin fjalët e francezit.

“Në fushë jam gjithmonë i lumtur, por nëse shënojë dhe asistoj, ajo më bënë edhe më të lumtur. Ndihem shumë mirë dhe mund ta shihni në fushë. Jam i fortë dhe i motivuar, me shumë ambicie” ka përfunduar ai.

Benzema ka ruajtur vendin e tij edhe nën urdhrat e Santiago Solarit duke qenë i pa prekshëm./rtklive

Asnjë koment

Comments are closed.