Berat Buzhala kërkon falje për incidentin me Albatros Rexhajn: Komplet gabim
Gazetari Berat Buzhala ka reaguar pas një incidenti që ndodhi në një studio televizive në Shqipëri mes tij dhe Albatros Rexhajt.
Derisa po diskutohej për kërkesën e Prokurorisë Speciale në Hagë për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së me nga 45 vjet burgim, dyshja patën fillimisht fjalosje, e më pas situata u acarua kur gazetari Buzhala u ngrit nga karrigia dhe iu sul Rexhajt.
“Absolutisht kërkoj falje për sjelljen. Komplet gabim”, shkroi Buzhala në një postim në Facebook.
Në ndërkohë, edhe autori i emisionin “Opinion”, Blendi Fefziu, publikoi një video ku shihej dyshja duke i shtrënguar dorën njëri-tjetrit.
“U pajtuan. Çdo gjë OK”, shkroi Fevziu. /KK
