22-11-2024

Bëri koalicion me LDK-në dhe emëroi djalin këshilltar të kryetarit pa lejen e partisë, AAK shkarkon asambleistin e vetëm në Dragash

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Dragash pas mbledhjes së mbajtur sot ka vendosur të shkarkoj nga radhët e kësaj partie, asambleistin Agron Gashi.

Sipas njoftimit, Gashi i cili ishte edhe kandidat i AAK-së për kryetar të komunës së Dragashit, ka bërë koalicion me partinë në pushtet, Lidhjen Demokratike të Kosovës, pa konsultim me partinë.

Njëkohësisht, në njoftim thuhet se ka emëruar në postin e këshilltarit të komunës së kryetaritit, djalin e tij, Eldi Gashi./IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.