Bëri “një sy gjumë” mbi timon dhe ja si përfundoi “Mercedesi” i kosovarit
Një aksident ka ndodhur të enjten, 18 qershor 2020, menjëherë pas orës tre të pas mesnatës në Bremgarterstrasse në Wohlen, Kantoni Aargau.
Një shtetas 21 vjeçar i Kosovës po ngiste veturën Mercedes-Benz përmes fshatit Bremgarten, shkruan aargauerzeitung.ch.
Në një kthesë të lehtë në anën e majtë, ai del nga rruga në të djathtë dhe futet në shkurret e mbjella anës së rrugës, transmeton albinfo.ch. Aty, Mercedesi u përplas në një pemë, e cila nga goditja e makinës u rrëzua përdhe. Makina, për pasojë, pësoi dëme të rënda.
Policia Kantonale e Aargaut, e cila ësht informuar me pak vonesë, e ka gjetur 21-vjeçarin të palënduar, në vendin e aksidentit.
Shkaku kryesor i aksidentit është, sipas policisë, se shoferin e kishte tradhtuar gjumi mbi timon, përcjell albinfo.ch. Prandaj, policia kantonale i ka marrë atij patentshoferin, duke e dorëzuar në zyrën e trafikut rrugor.