23-11-2024

Berisha: Keqqeverisja e VV-së dhe Haskukës shkak që Prizreni humb 500 mijë euro

Prizreni ka humbur mundësinë që së paku të jetë përfitues i një fondi prej 500 mijë eurosh, të cilat do të investoheshin kryesisht në infrastrukturë.

Ndaj kësaj ka reaguar, kryetari i degës së Nismës në Prizren, Zafir Berisha, i cili ndër tjera ka deklaruar se komunikata e djeshme nga MPAL dhe Agjencia për zhvillim dhe bashkëpunim nga Zvicra, Suedia dhe Norvegjia, tregon edhe njëherë për perfomancën e dobët që po tregon qeveria në Prizren!

“Qeverisja e keqe e LVV dhe M. Haskukës, ka bërë që Prizreni edhe njëherë të humbë rreth 500 mijë ero donacion investime në qytetin tonë duke u radhitën në mesin e komunave të Kosovës me perfomancë të pakënaqshme. Paaftësia e z.Haskuka, qytetarëve të Prizrenit i ka kushtuar me miliona euro të humbura vetëm për 2 vite!”, ka thënë ai.

Sipas Berishës, mungesa e ideve kreative si dhe mungesa e kuadrove profesionale që e duan qytetin e Prizrenit më shumë se gjepat e “komisarve politik të LVV”, ka bërë, që të kemi një gjendje të rënd në qeverisjen komunale e cila po e dëmton rënd imazhin Prizrenit. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.