23-11-2024

Berisha: Kurti po e keqpërdorë fatkeqësinë e familjes Dehari

Ish-deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha ka komentuar fjalimin që e ka mbajtur sot lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në tre vjetorin e vdekjes së aktivistit të VV’së, Astrit Dehari.

Berisha këtë marsh e quajti si kontrast, derisa ka thëne se Kurti po keqpërdor fatkeqësinë e familjes Dehari, për interesa partiake. Pasi që sipas tij, Kurti për pozitën e kryeministrit po i gjunjëzohet Isa Mustafës, e ky i fundit ishte kryeministër në kohën kur ka vdekur Dehari.

Ky është postimi i plotë i Berishës:

Kontrasti i marshit për Astritin!

Një nga folset e tubimit, sot në sheshin “Skenderbeu” të Prishtinës tha se “nuk duhet të amnestohen as njerzit e politikës” fjala ishte për ata politikan që ishin në pushtet gjatë kohës kur ndodhi rasti me Astrit Deharin në burgun e Prizren.

Njëri nga pjesmarsit e këti tubimi ishte edhe Albin Kurti që besoi se e dëgjoi këtë fjalim-revoltë tē arsyeshëm të folses në këtë tubim.

Athua, Albinit i kujtohet se perveq Dhurata Hoxhës (PDK) ministre e Drejtësis, kryeministër ishte Isa Mustafa (LDK) e ministër i Punëve të Brendshme ishte Skender Hyseni (LDK)…

Hipokrizia e Albinit besoi se po qartësohet para opinionit, keqpërdorimi i fatkeqësis së familjes Dehari për interesa partiake nga Albini është ma shumë se hiprokizi, është poshtërsi…!

Poshtërsia bëhet edhe më e madhe kur Albini pa fije turpi pêrmend “regjimin” e asaj kohe, duke mos thën se në krye të atij regjimi ishte Isa Mustafa të cilit ka javë që po i gjynëzohet vetëm e vetëm që të bëhet kryeministër, pa çka se Isa Mustafa ishte në krye të “regjimit” kur vdiq Astriti dhe jo rrallë her vetë Albini “shkërmoqi” atëher duke thirrur “Isë,Isë argati Serbis”!

Asnjë koment

Comments are closed.