Berisha: Mërgimtarin që festoi me “kusia” e ftova në vitin 1998 që t’i bashkohej luftës, më tha “Kam problem me zemër”
Zafir Berisha ka treguar një histori interesante. Ai ka rrëfyer se një nga personat që festonin me “kusia” për Kurtin e kishte njohur në vitin 1998, në mërgim.
Postimi i plotë:
Sinqerisht, u shqetësova për shëndetin e tyre mendor dhe mendova me vete: a thua ende ka njerzë të këtij niveli në shoqërinë tonë?
Kulmi i komedisë ishte kur pashë njërin, që nuk i kishte mbetur asnjë dhëmbë në gojë, duke bërtitur “baba, baba”.
Të njëjtit njeri e kisha njohur në vitin 1998, kur unë isha mërgimtar dhe ndjeva obligim moral e kombëtar t’i përgjigjem luftës për lirinë e Kosovës, ai thoshte se ishte i sëmurë nga zemra.

