Berisha për Ramabajën: S’i paska përdorë tabletat sot dhe qenka prekë nga halucinacionet
Zafir Berisha nga NISMA i ka reaguar analistit të afërt me Vetëvendosjen, Sadri Ramabaja i cili deklaroi se të hënën publikohet formalisht koalicioni VV-NISMA.
“Ramabaja, nuk i paska përdorën tabletat sot dhe qenka prekë nga halucinacionet!
Zafa”, ka shkruar ai.
Të martën do të mbahet seanca konstituive, ku primatin për konstituimin e institucioneve do ta ketë Lëvizja Vetëvendosje, partia fituese e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.