Berisha reagon pasi Haga përmendi krimet ndaj “katolikëve” në aktakuzën ndaj Thaçit
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Berisha ka reaguar pas në aktakuzën kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit u përmendën krimet ndaj “katolikëve”.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha tha se termi “katolikët” nuk ka pse t’i kompleksojë ata. Ai shtoi se Serbia e dëshiron këtë stigmatizim për kontekstet e tyre antishqiptare.
“Një mungesë profesionalizmi ne administratën e Prokurorisë se Specializuar ku përdoret termi ‘katoliket’ nuk ka pse të na kompleksoj e as të na vë në pozita inferioriti dëshmie për qenien tonë. Ne e dimë, se Serbia e qarqet lindore e dëshirojnë këtë stigmatizim për kontekstet e tyre ne thelb antishqiptare por qe nuk ia kane arritur ne te kaluaren, e nuk do te arrijnë as sot e as nesër.Tendencat nënçmuese e përparëse nuk mund te shkundin kombin antik shqiptar”, shkroi Berisha.
Në një pjesë të aktakuzës së ngritur ku pretendohet për krimet që kanë kryer krerët e UÇK-së, Specialja ka paraqitur katolikët si grup i veçantë, bashkë me serbët, ashkalinjët dhe romë. /Express/