Berisha: Specialja po e dëshmon se është një monstrum politik
Ish-pjesëtari i UÇK-së, Zafir Berisha, ka qenë goxha kritik ndaj Gjykatës Speciale të Hagës dhe arrestimeve të fundit që bëri në Kosovë.
Në emisionin Kosova Today të Klan Kosovës, ai ka theksuar se Specialja për të është një monstrum politik që është formuar nga Serbia.
“E dimë se që në fillim është paralajmëruar një numër tepër i madh i dëshmitarëve, befasia është se edhe pas arrestimeve, prokuroria ka vazhduar të hulumtojë dëshmitarë dhe materialet e mundshme për t’i inkriminuar liderët e UÇK-së”.
“Gjë që nënkuptojmë se prokuroria nuk ka qenë e gatshme me aktakuzën për vet faktin që ka kërkuar materiale shtesë dhe dëshmitare shtesë. Si do që të jetë unë e mbroj qëndrimin që e kam pasë sa isha si deputet në parlament që kam votuar kundër kam qenë i sigurt. Po vërtetohet ajo bindja ime se kjo gjykatë është një monstrum politik i formuar prej Serbisë më ndihmën e Rusisë dhe argatëve të tyre në Kosovë.
“Këto po dëshmohen çdo ditë se në seancat publike po demantohen shumë dokumente dhe dëshmitarë se janë angazhuar dhe rektrutuar nga shërbimi sekret serb. Arrestimet e djeshme janë në kuadër të tendencës për të kamufluar dështimin e kësaj gjykate, sot kemi më shumë persona të arrestuar se gjoja po e pengojnë drejtësinë se sa personat që po trajtohen po nga ajo drejtësi”, ka thënë Berisha. /Klankosova.tv