Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm nga aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë është nisur për në vendet e shenjta grupi i parë i besimtarëve nga Kosova të cilët do ta kryejnë kushtin e pestë të Islamit – haxhin.
Në përcjellje të tyre, përveç familjarëve të shumtë, doli edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, i cili u uroi besimtarëve rrugë të mbarë dhe haxh e ibadete të pranuara.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar se këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin do të udhëtojnë 1597 besimtarë, të cilët do të udhëtojnë përgjatë 3 ditëve më 17, 18 dhe 19 qershor./KK