Bashkimi ka triumfuar në finalen e parë të “Play-off”-it. Prizrenasit fituan ndaj Trepçës me shifrat 84:77 (15:18, 23:14, 25:19, 21:26), për të krijuar epërsinë 1:0.

Te Bashkimi u dalluan Mack Smith me 22 pikë e tetë kërcime, Jayveous Mckinnis me 13 pikë e 11 kërcime dhe Wendell Green me 22 pikë, kurse te Trepça u dalluan Mikaile Tmusiq me 21 pikë dhe Michael Myers me dhjetë pikë e 13 kërcime, njoftoi FBK, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet të mërkurën në Mitrovicë, ndërsa skuadra që shënon katër fitore shpallet kampione e Kosovës. / Gazeta e Prizrenit

