Beteja e përgjakshme e nëntorit 1912 kur në “Qafë të Zhurit” u përplasën ushtria serbe dhe luftëtarët e Lumës
Zhuri në historinë kombëtare shqiptare njihet edhe për Betejën e përgjakshme të nëntorit të vitit 1912 kur në “Qafë të Zhurit” u përplasën ushtria serbe dhe luftëtarët e Lumës të prirë nga Ramadan Zaskoci, Islam Spahia, Cen Daci, Syl Elezi etj. Në këtë betejë që zgjati 2 – 3 ditë, ushtria serbe pësoi goditje të rënd, duke lën në fushën e betejes shumë të vrar e të plagosur.
Pas këtij dështimi ushtria serbe në shenjë hakmarrje, në Zhur mori peng 37 shqiptarë dhe krey disa nga masakrat më rënda në këto territore, masakrën në fshatin Mirëz (Dobrusht) ku vrau të gjithë burrat e fshatit dhe në fshatin Kushtrim (ish Billush).
Në mëngjesin e 14 marsit të vitit 1914 në Zhur sulmohet forcat serbe (porta kufitare) nga kryengritësit lumjan dhe zhurjan, në këtë betejë vriten shumë ushtar serb. Në shkurt të vitit 1915 në Zhur zhvillohet edhe një betejë tjetër kundër forcave serbe, konkretisht sulmohet garnizoni i ushtrisë serbe, me që rast vriten mbi 100 ushtar serb dhe forcat serbe u tërhoq në territorin e Prizrenit.
Në ballë të forcave lumjane ishte Hasan Prishtina. Me forcat e Hasan Prishtinës u bashkuan edhe shumë zhurjan të udhëhequr nga prisit lokal të kohës si : Mulla Nasuf Zhuri, Dan Gavazi e Asllan Rexhë Ademaj. Luftime në këtë betejë zgjate disa ditë. Luftimet ishin të ashpra. Forcat ushtarake serbe të stacionuara në Prizren arritën t’i rikthejnë pozicionet e tyre dhe ta ripushtojnë Zhurin. Popullata zhurjane nga friga e ndonjë masakre, për disa muaj qëndroi në Shqipëri, thuhet afro 6 muaj. Zhuri gjatë viteve 1916 – 1918 ishte pushtuar nga forcat austro-hungareze.
Sipas gazetës “Posta e Shqipnisë” nr. 82 të datës 19.09.1917, Zhuri ishte një vend i hieshëm, me shumë shtëpi, me një rrugë në mes, ku dy herë në javë bëhet treg, ku mblidhet një popull i madh me shit e me ble. Në Zhur në këtë kohë kishte lulëzuar tregtia, vlerësohet se Zhuri kishte afro 100 dyqane. Zhuri ishte i lidhur me qytetin e Ferizajit me anë të një treni miniaturial. Në Zhur në këtë kohë kishte edhe një shtypshkronjë për shtypjen e monedhës dhe ishte hapur një mësonjëtore ku nxënësit mësonin në gjuhën shqipe (1917).
Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, Prizreni rrjedhimisht edhe Zhuri ripushtohet nga forcat serbe. Gjatë vitet 1918- 1941 Zhuri u përball me sundimin e egër të shtetit borgjez serbo-sllav. Ushtria serboborgjeze (e stacionuar në Zhur) ushtronte terror në popullatën zhurjane, duke rrahur, burgosur, dhe vrar të gjithë ata individ të cilët kishin ide përparimtare dhe vlersoheshin si të rrezikshëm për pushtetin e kohës.
Ushtria serbe kishte arrestuar Asllan Rexhë Ademajn dhe e internoi. Për fati e tij nuk u mësua asnjëherë por supozohet se ai është ekzekutuar. Ushtria serbe Mulla Nasuf Zhurin (imamin e fshatit i cili shquhej për veprimtarin e tij atdhetare) e deportoi dhunshëm për në Shqipëri. I ndjeri vdiq në Shqipëri në vitin 1924. Varri i tij ndodhet edhe sot në Kolsh. Nga viti 1945 e gjerë në vitin 1999 pa dëshirën e tij Zhuri, ishte pjesë përbërse e ish Jugosllavisë komuniste. Zhurjanët kurrë nuk u pajtuan me riokupiminkomunist dhe disa herë organizuan protesta dhe demonstrata antikomuniste, kështu ishte në vitiet 1945, 1968, 1981 etj.(Literatura e shfrytezuar në Wikipedia ) tvprizreni.info