Biblioteka Kombëtare e Kosovës shpall konkurs letrar për nxënës në nderim të “Epopesë së UÇK-së”
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka hapur një konkurs letrar për nxënësit e shkollave fillore të mesme të ulëta, me temë “Epopeja e UÇK-së”, në kuadër të 28-vjetorit të këtij manifestimi.
Konkursi pranon punime në tri kategori: ese, poezi dhe tregim, dhe afati i fundit për dorëzim është 28 shkurt 2026. Fituesit do të shpallen më 6 mars në orën 13:00 në hollin e madh të bibliotekës.


