Bie çmimi i naftës
Çmimet botërore të naftës kanë rënë në nivelin më të ulët për më shumë se një vit. Rënia e çmimit të naftës ka ndodhur tashmë për shtatë javë rresht.
Çmimet e naftës tashmë janë në nivelet më të ulëta që prej tetorit të vitit 2017, teksa çmimi i naftës amerikane ka rënë në 50,42 dollarë për fuçi, e çmimi i naftës në Londër ra për 6,1 për qind, përkatësisht një fuçi naftë, më 23 nëntor, në Londër u shit për 58,8 dollarë.
Furnizimi me naftë është rritur më shpejt sesa kërkesat për naftë në muajt e fundit, duke rritur frikën se mund të ketë një ngopje me naftë, teksa vendet kryesore që prodhojnë naftë, po shqyrtojnë mundësinë që të ulin prodhimin e tyre.
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) pret që të shkurtojnë prodhimin, pasi shtetet anëtare të mbajnë një takim më 6 dhjetor.
Çmimet botërore të naftës kanë rënë në një mesatare prej 20 për qind deri më tani./koha.net