Bie çmimi i naftës!
Çmimet e naftës shënuan rënie edhe mëngjesin e kësaj të premteje. Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 11 cent dhe u tregtuan me 62.18 dollarë amerikanë për fuçi.
Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 22 cent dhe u tregtuan me 56.93 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit u tregtua në nivelin e qendrueshëm prej 1,469.2 dollarë amerikanë për onz.