22-11-2024

Bie çmimi i naftës në ShBA

Çmimet e naftës shënuan rënie të mërkurën ndërsa janë ulur shqetësimet për konfliktin në Lindjen e Mesme dhe tregu amerikan i punës ka filluar të japë shenja ngadalësimi. Rezervat amerikane të naftës së papërpunuar ranë me 6.4 milionë fuçi.

Analistët e bankës Goldman Sachs parashikuan më herët se çmimi tavan i një fuçie nafte në tregun Brent mund të vërtitet në rreth 90 dollarë. Aktiviteti i biznesit në Shtetet e Bashkuara në prill shënoi nivelin më të ulët gjatë katër muajve të fundit.

Çmimi i një fuçie nafte të papërpunuar ra në 88.2 dollarë në tregun Brent, i cili shihet si pikë referimi e çmimeve globale të naftës. Ndërsa një fuçi naftë u shit me 82.81 dollarë në tregun WTI, që ka të bëjë me çmimet e naftës bruto në Shtetet e Bashkuara.

Rënia eliminoi disa nga fitimet e tregut Brent në fillim të javës, e nxitur nga rënia e vlerës së dollarit amerikan.

“Duket se tregu mendon se ka një zbutje të tensioneve në Lindjen e Mesme”, thotë Tim Snyder, ekonomist në “Matador Economics”.

Shtensionimi i perceptuar mes Iranit dhe Izraelit mund të shkaktoj rënien e çmimit me 5 deri 10 dollarë për fuçi gjatë muajve të ardhshëm, thonë analistët e bankës Goldman Sachs.

Asnjë koment

Comments are closed.