Bie drastikisht çmimi i naftës diku në Kosovë, 15 cent për litër diferenca me çmimin në Prishtinë!
Çmimi i naftës ka rënë drastikisht në disa pompa të derivateve në Kosovë. 1.24 euro cent për litër po shitet nafta në disa pika në Gjilan dhe Ferizaj.
Por, rënia e çmimit nuk po vërehet në kryeqytet. 1.41 për litër po shitet nafta sot në pikat e derivateve në Prishtinë. Kjo do të thotë se dallimi në litër është 15 cent.
Rënia e çmimit të naftës lidhet me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për caktimin e çmimit me marzhat tregtare me shumicë dhe pakicë.
Fadil Berjani nga Shoqata e Naftëtarëve ka paralajmëruar rënie më të madhe të çmimit të derivateve në muajin mars./Indeksonline/
Lexo edhe:
“