Numri i pacientëve me Covid-19 në Spitalin e Prizrenit ka rënë dukshëm ditëve të fundit,njofton drejtori i këtij institucioni, Afrim Avdaj. Aktualisht në këtë spital janë të shtrirë 33 pacientë me Covid -19.
Drejtori i Spitalit të Prizrenit ” Daut Mustafa”, Afrim Avdaj, njofton se pas një periudhe të rënduar e të mundimshme, për shkak të rritjes së hovshme të numrit të të infektuarve me Covid-19 dhe pasyqrës klinike agresive të rritjes së numrit të pacientëve në reaniamcion, fatkeqësisht edhe me viktima, aktualisht kemi rënie të dukshme të të hospitalizuarve, theksoi ai.
Drejtori Avdaj, njofton se, në këtë Spital janë të hospitalizuar 33 pacientë me Covid-19, 14 prej të cilëve ndodhen në reanimacion, një në intubim dhe i cili ndodhet në gjendje të rëndë, 7 të tjerë janë me duke u trajtuar me maskë me presion të lartë të oksigjenit CPAP si dhe 11 pacientë me oksigjeno-terapi. Ai njofton gjithashtu se 2 pacientë të konfirmuar Covid-19 kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa 2 të tjerë të dyja dozat.
Drejtori Avdaj, jep mendimin e tij rreth rritjes së hovshme dy muajt e fundit të virusit famëkeq. Ai tha se, përveç disa fazave si pasojë e rritjes së madhe të të hospitalizuarve për Covid-19 sipas rekomandimeve të autoriteteve kryesore të shëndetësisë në Kosovë, në këtë Spital bëhet trajtimi i barabartë i të gjitha kategorive të pacientëve. Në fund, drejtori Avdaj ka apeluar tek qytetarët që të vazhdojnë me respektimin e masave anti-covid./prizreni televizion