24-11-2024

Bie importi nga Serbia e Bosnja, rriten të hyrat për 300 mijë euro

Që nga aplikimi i taksës doganore prej 10 për qind për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, Dogana e Kosovës ka arritur të grumbullojë rreth 300 mijë euro më shumë.

Këto të dhëna i bëjnë të ditura për Radion Evropa e Lirë zyrtarë të Doganave të Kosovës.

Qeveria e Kosovës një javë më parë ka marrë vendim për vendosjen e taksës doganore prej 10 për qind në të gjitha importet me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja. Përjashtim nga kjo masë bëjnë produktet e brendeve ndërkombëtare të prodhuara në këto dy vende.

Drejtori i Doganave të Kosovës Bahri Berisha i tha Radios Evropa e Lirë se ka pasur rënie të import prej 50 për qind nga dy vendet – Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

“Krahasimi është bërë një javë para vendimi dhe një javë pas vendimit. Dhe kjo tregon se një javë para vendimit kemi pasur rreth 7 milionë euro produkte të importuara nga këto dy vende,Serbia dhe Bosnja, ndërsa në 6 ditët tjera, pra pas hyrjes në fuqi të vendimit, kemi pasur 3.5 milionë euro importe nga të dy vendet. Derisa nga taksa mbrojtjese prej 10 për qind kemi mbledhur 300 mije euro”, thekson Berisha.

Megjithatë, ai shton se të dhëna më të sakta rreth luhatjes së importeve nga këto dy shtete, autoritetet e Kosovës do të kenë pas një periudhe tri javore./zeri

Asnjë koment

Comments are closed.