31-03-2025

Bie në prangat e Policisë i dënuari me rreth 2 vjet burgim për ‘sulm’, dërgohet në burg

Në një aksion policor të zhvilluar dje, Policia ka ekzekutuar një urdhër-arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë – Dega Rahovec

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, i kërkuari është ndaluar në rrugën “Bekim Sylka”, ku është verifikuar dhe ka rezultuar se ishte në kërkim nga gjykata.

Ai ishte shpallur fajtor nga gjykata për veprën penale “Sulmi” dhe ishte dënuar me 1 vit e 10 muaj burgim.

Pas arrestimit, i njëjti është dërguar për vuajtjen e dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Asnjë koment

Comments are closed.