19-09-2025

Bie në prangat e Policisë i dyshuari për disa vjedhje në Prizren

Është arrestuar një person i dyshuar për disa raste të vjedhjes, njofton Policia e Kosovës, përmes Sektorit të Hetimeve të Stacionit Policor të Prizrenit nga Drejtoria Rajonale në Prizren, raporton Sinjali.

Sipas Policisë, me datën 18.09.2025, rreth orës 01:00, në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren, tek një market, personi i dyshuar kishte tentuar të kryente vepër penale të ‘vjedhjes së rëndë’. Policia ka siguruar prova materiale që tregojnë se i njëjti kishte kryer edhe një vjedhje të mëhershme në të njëjtin market.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se i njëjti dyshohet për dy raste të tjera të vjedhjeve në një dyqan tjetër në Prizren.

Pas intervistimit në praninë e avokatit mbrojtës, i dyshuari E. P. (mashkull) ka pranuar përfshirjen në rastet si: Vjedhje më 11.09.2025, në rrugën “Ekrem Rexha” – Prizren, vjedhje më 16.09.2025, në rrugën “Ekrem Rexha” – Prizren, vjedhje e rëndë në tentativë më 18.09.2025, dhe posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.

Hetimet kanë vërtetuar gjithashtu se i dyshuari kishte urdhër arrest aktiv nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për të cilin është njoftuar Stacioni Policor në Ferizaj për veprimet e mëtejshme ligjore.

Asnjë koment

Comments are closed.