24-11-2024

Bie nga çatia një punëtor në Prizren

Rastin në fjalë e ka konfirmuar për TV Prizrenin, zëdhënësi i policisë, Vesel Gashi.

Ai njofton se, viktima përderisa ishte duke punuar mbi çatinë e një shtëpi në lagjen “Kurilla”, si pasojë e pakujdesisë dhe mossigurisë bie nga çatia, duke pësuar lëndime të rënda trupore.

I njëjti dërgohet për në Spitalin e Prizrenit, ku dhe i jepet ndihma e parë mjekësore dhe më pastaj përcillet për në QKUK, për tretman të mëtejmë.

Në vendin e ngjarjes ka dal policia, Prokurori i shtetit dhe kryeinspektoriati i punës./tvprizreni.info/

Asnjë koment

Comments are closed.